Zjarrfikësit në Kamenicë përballen me kushte të rënda të punës
Foto: Arkiv

Zjarrfikësit në Kamenicë përballen me kushte të rënda të punës

Aktuale May 25, 2023 - 23:49

Në Kamenicë,  zjarrfikësit po ankohen për kushte të rënda të punës. Ata kërkojnë ndihmën edhe të komunës, por edhe të institucioneve qendrore për t`ua zgjidhur problemet.

Njësiti i zjarrfikësve në Kamenicë po përballet me kushte të rënda të punës. Krahas automjeteve, në një garazh qëndrojnë edhe zjarrfikësit.

“Në këtë  objekt qëndrojnë edhe automjetet edhe personeli, gjë që po na shkakton edhe probleme shëndetësore”, thotë zjarrfikësi Femi Imeri.

“Siç dihet këtu për çdo ndërrim, automjetet ndizen brenda, lirojnë monoksid të karbonit e të qëndrohet në ato kushte edhe personeli ne atë tym, besoj qe kjo nuk do as koment”./rtk