Baza ushtarake e Cerrnushës ende nuk është nisur së ndërtuari
Foto: Ilustrim

Baza ushtarake e Cerrnushës ende nuk është nisur së ndërtuari

Aktuale March 31, 2023 - 20:42

Në kodër të Cerrnushës, para dy vjetësh është përmendur fillimi i ndërtimit të bazës më të madhe ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Megjithatë, edhe pas dy vjetësh nuk është se ka nisur ndonjë punë.

Në lidhje me këtë, ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati, ka thënë se ushtria gjithmonë ka nevojë për kryerjen e të gjitha stërvitjet ushtarake, dhe sipas tij kjo bazë duhet të ndërtohet sa më shpejt.
" Unë nuk e shohë mirë, çdo vonesë që bëhet në drejtim të ushtrisë policisë për arsye se sfida të sigurisë janë të shumta dhe duhet të jenë gjithmonë të gatshëm dhe mundemi të jemi kur kanë hapësira buxheti dhe gjitha elementet përcjellëse që duhet t’i kenë", theksoi Kadri Kastrati ish-komandant i FSK-së.
Në aspektin strategjik, sipas njohësit të çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, ndërtimi sa më parë i saj do të ishte një hap i jashtëzakonshëm për sigurinë e vendit.
" Mendoj që ajo e ka edhe pozitën edhe mundësin për reagim pasi që dominon me lartësinë e saj e po njëkohësisht me sistemin e rrjetës rrugore dhe aspektet tjera infrastrukturore që e bëjnë këtë bazë të qëndrueshme”, deklaroi Nuredin Ibishi, njohës i çështjeve të sigurisë.
Megjithatë, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se ky projekt nuk është lënë anash, porse ajo pjesë për momentin përdoret për trajnime taktike ushtarake.
" Atje e kemi projektin e ri së pari kemi orientuar projektet përmes interesave shtetërore, por edhe interesave të nevojës së ushtrisë së Kosovës dhe nuk është se u lanë anash”, tha Armend Mehaj ministër i Mbrojtjes
Me një vendim unanim, Komuna e Mitrovicë pati ndarë 200 hektarë tokë për ndërtimin e bazës së Forcës së Sigurisë së Kosovës./rtk