Buleshkaj:Mosdeklarimi i pasurisë, gjobë 30% e pagës deri në 500 euro

Buleshkaj:Mosdeklarimi i pasurisë, gjobë 30% e pagës deri në 500 euro

Aktuale March 31, 2023 - 18:14

“Këtë vit ka pasur risi në krahasim me vitet e kaluara ku me ligjin e ri për deklarim të pasurisë të zyrtarëve publikë janë të detyruar të prezantojnë më shumë detaje në deklaratat e tyre, ndërkohë që është ndierë nevoja për ta pasur edhe një aplikacion elektronik për deklarimin e pasurisë, që falë donatorëve është arritur të instalohet në kohë për ta vënë në funksion."

Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj në RTK,  deklaroi se aktiviteti i kësaj agjencie ka qenë dukshëm më i suksesshëm në rajon, derisa shtoi se nga 4800 zyrtarë publikë pritshmëritë tona janë që rreth 100 të tillë të mund të vonohen në deklarimin e pasurisë në kohë, ngase kan mbetur rreth 500 zyrtarë që. Ose nuk kanë përfunduar plotësisht deklarimin zyrtarë të pasurisë, ose nuk kanë filluar ende.

Pritshmëria jonë është që të bëhet 100 për qind deklarimi i pasurisë, por krahasuar më vitin paraprak, ku kanë mbetur rreth 60 zyrtarë që janë vonuar në deklarimin e pasurisë, tani presim që kjo të realizohet mbi 99% në kohë.

Më tej Buleshkaj ka sqaruar se me ligjin e ri për deklarimin e pasurisë, që është votuar në vitin e kaluar dhe që ka hyrë në fuqi në shkurt të këtij viti, në kuadër të deklarimit të pasurisë janë përfshirë edhe 5000 zyrtarë të tjerë, por që, sipas tij, afatet ligjore për deklarim të pasurisë për këta zyrtarë janë pak më vonë, me gjasë nga 10 prilli deri më 10 maj, ndërkohë që, siç njoftoi ai, të vetmit që deklarimin e pasurisë do të mund ta bëjnë më vonë, në vitin e ardhshëm, janë mjekët e sektorit publikë të nivelit sekondar e tercialë dhe profesorët të universiteteve publike.

Kurse lidhur me themelimin e Byrosë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, në ndërlidhjen me “Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit”, Buleshkaj deklaroi se “Ligji për Byronë” është në Gjykatën Kushtetuese dhe që nga ajo që kemi pranuar si ligj, i votuar në Parlamentin e Kosovës, që ende nuk është në fuqi, agjencia pritet të ketë rol në punë e kësaj agjencie, së pari në komisionin mbikëqyrës, në formë të bordit, ku është edhe drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit deri në funksionalizimi e plotë të saj duhet të kryejmë të gjithë rolin përkrahës e administrativ të saj deri në themelimin e saj si institucion dhe pastaj ta vëmë në dispozicion të gjitha të dhënat që i kemi për deklarimin e pasurisë.

Më tej Buleshkaj njoftoi për bashkëpunimin me institucionet tjera shtetërore, veçmas në sferën e të dhënave statistikore, të databazave, në të dhënat e bizneseve, etj.

Për mosdeklarimin e pasurisë në kohën e paraparë, Buleshkaj bëri të ditur se gjoba është 30% e pagës deri në 500 euro, derisa shtoi se sot është dita e fundit e deklarimit të pasurisë dhe nuk ka afat shtesë, ndërkohë që kohëve të fundit është një përshpejtim të trajtimit në gjykata për rastet e tilla.