Lëvizja Besa kërkon ndryshime kushtetuese edhe për gjuhën shqipe

Lëvizja Besa kërkon ndryshime kushtetuese edhe për gjuhën shqipe

Aktuale March 31, 2023 - 17:37

Fatbir Sabriu nga Departamenti i Drejtësisë pranë Lëvizjes Besa sot në konferencë për shtyp para Ministrisë së Drejtësisë u shpreh se Maqedonia ndodhet në një moment historik dhe të rëndësishëm për të ardhmen e vendit.

“Evlersojmë si moment jashtzakonisht të volitshëm që përmes një kohezioni intra-etnik dhe ndër-etnik të korigjojmë gabimet historike që janë bërë përmes formulimeve jo adekuate në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe për të ndërtuar një kushtetutë e cila do jetë burim kryesor i paqes, tolerancës dhe vlerave demokratike. Andaj Lëvizja BESA në bazë të dispozitave të nenit 130 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes kësaj kërkese i sugjeron dhe kërkon nga propozuesi i autorizuar i ndryshimeve kushtetuese, pra Qeverisë së RMV-së, që gjatë përpilimit të draft-verzionit për ndryshimet kushtetuese që do t’i dërgohet për debat Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, u shpreh Sabriu.Ata po ashtoj kërkojnë të përveç ndryshimit të preambulës së kushtetutës, të përfshihen dhe ndryshime të Amendamentit të V të kushtetutës së RMV.

“1.Amandamenti V, pika 1, paragrafi 1 i Kushtetutës të formulohet në këtë formë: Në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare gjuhë zyrtare është gjuha maqedonase dhe shkrimi i saj qirilik dhe gjuha shqipe dhe shkrimi i saj.
Paragrafet tjerë të Amendamentit V duhet të përshtaten konform paragrafit 1. Lëvizja BESA nuk ka kundërshti ndaj inkorporimit të komunitetit Bullgar në preambulën e kushtetutës së vendit por me këmbëngulje do të insistoj që Amendamenti V i kushtetutës të ndryshohet dhe gjuha shqipe të jetë e barabartë me gjuhën maqedonase në Republikën e Maqedonisë së Veriut.”, u shpreh ai.Sipas tij, me këto ndërhyrje jo vetëm që do përforcohet karakteri multietnik dhe shoqëror i shtetit por njëkohësisht do mundësohet edhe funksionimi efikas i institucioneve shtetërore, gjë që është shumë e rëndësishme për një shtet anëtare e NATO-së dhe shtet i cili synon integrimin në BE/telegrafi