Osmani takon ambasadorët e QUINT-it, flasin për dialogun Kosovë – Serbi

Osmani takon ambasadorët e QUINT-it, flasin për dialogun Kosovë – Serbi

Aktuale March 31, 2023 - 17:34

Vjosa Osmani bëri të ditur se është takuar me ambasadorin e SHBA-së në OSBE, Michael Carpenter dhe ambasadorët e QUINT-it.

Ajo tha se në këtë takim u diskutua për zhvillimet aktuale në Kosovë, përfshirë edhe dialogun me Serbinë, raporton Zeri.info.

“Diskutuam zhvillimet në lidhje me dialogun Kosovë – Serbi, sukseset e Kosovës në forcimin e demokracisë dhe përpjekjet tona të përbashkëta për paqe dhe siguri të qëndrueshme në kontinentin tonë”, shkroi ajo në Tëitter.

Ndër tjerash, ajo falëderoi ambasadorin Carpenter për ftesën për t’u takuar me përfaqësuesit e QUINT-it dhe BE-së në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë. /Zëri