Hovenieri dënon djegien e veturave në veri

Hovenieri dënon djegien e veturave në veri

Aktuale March 31, 2023 - 17:15

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier ka dënuar djegien e veturave RKS në veri të vendit.

Ai shpërndau një reagim të bërë në nëntor të vitit të kaluar pikërisht për të njëjtën situatë, teksa shkroi se “Fatkeqësisht më duhet ta përsëris përsëri”.

Hovenieri e pati quajtur djegien e veturave si vepër frikacake dhe kriminale, raporton Zeri.info.

“SHBA-ja dënon djegien ose shkatërrimin e pronës dhe çdo përpjekje për të frikësuar ata që kanë ose synojnë të marrin targa të veturës RKS sipas ligjit të Kosovës. Këto janë vepra frikacake dhe kriminale”, kishte thënë Hovenier krahas thirrjes së atëhershme për zgjatjen e periudhës së zbatimit të vendimit të Qeverisë për 12 muaj, por duke thënë se “Kosova ka të drejtë ta zbatojë këtë ndryshim”, kishte shkruar ai në postimin e 2 nëntorit të vitit të kaluar. /Zëri