AVONET: Presidentja Osmani të emëroj Kryeprokurorin e Shtetit, të lë teket personale

AVONET: Presidentja Osmani të emëroj Kryeprokurorin e Shtetit, të lë teket personale

Aktuale March 31, 2023 - 17:00

Rrjeti i Organizatave Joqeveritare “AVONET” ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani në raport me procesin e emërimit të Kryeprokurorit të Shtetit.

Kjo organizatë ka thënë se kjo zvarritje është për teke personale të presidentes, raporton Zeri.info.

“Për më tëpër zgjedhjen e tij veçse e kanë konfirmuar edhe Gjykata e Kosovës, e të cilat i kanë hudhur poshtë ankesat e të ankuarve në rastin e përzgjedhjes së Kryeprokurorit.

Duke pasur parasysh se Blerim Isufaj qysh me 6 prill 2022 ishte përzgjedhur nga Këshilli Prokurorial i Kosovës për Kryeprokuror të Shtetit, AVONET shpreh shqetësimin për vonesën e Presidentes së Kosovës që ta dekretoj z. Isufaj, sepse kjo paraqet mosushtrim të kompetencave nga Presidentja Osmani”, thuhet në njoftim.

AVONET ka kërkuar nga presidentja Osmani që të ushtroj kompetencat e saj dhe të dekretoj kandidatin e propozuar nga KPK për Kryeprokuror pasi që ky proces ka qenë i ligjshëm dhe transparent.

“Poashtu, të gjitha arsyet për zvarritje kanë kaluar, sepse të gjitha kandidatët e pakënaqur kanë shterrur mundësitë ligjore nëpër gjykata dhe kjo zvarritje e dekretimit ka kaluar çdo limit të parë deri më tani në procesin e emërimit të Kryeprokurorit.

AVONET thekson se një pozitë e tillë e rëndësishme në sistemin e drejtëisë nuk mund të vazhdoj të udhtrohet nga një Ushtues detyre, edhe pse ai ka luajtur rol shumë konstruktiv, por pozitat e tilla shtetërore të funksionit të lartë nuk mund të kenë realizim afatgjatë të objektivave në kuadër të Prokurorisë së Shtetit dhe duke pasur parasysh se janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore që tashmë të emërohet i propozuari nga KPK”, thuhet ndër të tjera. /Zëri