Rukiqi ankohet për çmime të shtrenjta të produkteve: Pushteti s’di ta menaxhojë ekonominë
Foto: Laura Hasani

Rukiqi ankohet për çmime të shtrenjta të produkteve: Pushteti s’di ta menaxhojë ekonominë

Aktuale March 29, 2023 - 16:12

Anëtari i LDK-së dhe ekonomisti, Berat Rukiqi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se sot, çmimi i miellit, qumështit, vezëve e vajit është më shtrenjtë se kurrë më parë.

Sipas tij, arsyeja është shumë e thjeshtë: pushteti nuk di se si të menaxhoj ekonominë.

Ai me anë të një videoje të publikuar shprehet se jeta e qytetarëve është rënduar.

“Ata me shumë vështirësi i bëjnë ballë shpenzimeve mujore krahas të hyrave që kanë. A ishte ky ndryshimi që iu premtua qytetarëve tanë?”, pyeti Rukiqi.