Erdogani falënderon Osmanin për ndihmën e dhënë gjatë tërmeteve në Turqi

Erdogani falënderon Osmanin për ndihmën e dhënë gjatë tërmeteve në Turqi

Aktuale March 27, 2023 - 17:48

Presidenti turk, Recep Taip Erdogan i ka shkruajtur një letër-falënderimi presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Në këtë letër ai falënderon Osmanin dhe popullin e Kosovës për mbështetjen që i ka dhënë Turqisë gjatë tërmetit, raporton Zeri.info.

“Do të doja t’ju falënderoja në emër të kombit tim dhe emrin tim personal që keni ndarë dhimbjen tonë dhe keni dhënë mbështetje në një kohë të shkurtër duke dërguar mesazh ngushëllimi për tërmetet në Kahramanmaraë, të cilët prekën drejtpërdrejt dhjetë provinca me një fuqi shkatërruese që shkaktuan dhimbje të thellë për vendin tonë. Fakti që vendet mike na qëndrojnë pranë në raste të tilla të fatkeqësive natyrore na jep forcën për të duruar”, thuhet në letrën e Erdoganit.

Ndër të tjera thuhet se ndihma e Republikës së Kosovës ka dhënë një kontribut të madh për njerëzit që po luftojnë me efektet tronditëse të tërmetit, “Ndihma juaj ka dhënë një kontribut të madh për njerëzit tanë që po luftojnë me efektet tronditëse të tërmetit në këto ditë të vështira dimri. Përpjekjet e ekipit tuaj të kërkimit dhe shpëtimit për të shpëtuar jetët e njerëzve të bllokuara në rrënojat do të kujtohen gjithmonë me mirënjohje”.

“Me këtë rast përsëris urimet e mia më të mira për shëndetin dhe lumturinë tuaj, si dhe për mirëqenien dhe prosperitetin e popullit mik e vëllazëror të Kosovës”, përfundon letra e Erdoganit drejtuar Osmanit. /Zëri