Kurti takoi ambasadorin jorezident të Irlandës për Kosovë, flasin për marrëveshjen e Ohrit

Kurti takoi ambasadorin jorezident të Irlandës për Kosovë, flasin për marrëveshjen e Ohrit

Aktuale March 27, 2023 - 17:21

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot është takuar me ambasadorin jorezident të Irlandës, Ronan Gargan.

Bëhet e ditur se në këtë takim u diskutua për marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve, për bashkëpunimin në fushën e ekonomisë, fushën e ICT-së dhe për shkëmbimin e përvojave sa i përket së përfshirjes dhe bashkëpunimin me mërgatën.

“Kryeministri e falënderoi për mbështetjen dhe trajtimin me seriozitet të aplikimit të Kosovës në Këshill të Evropës gjatë presidencës së Irlandës. Gjithashtu e informoi për procesin e dialogut dhe arritjen e Marrëveshjes Bazë në Bruksel dhe për aneksin e zbatimit të saj, në Ohër”, thuhet ndër të tjera. /Zëri