KDI: Ekzekutivi të mos sfidojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese rreth ligjit për KPK-në

KDI: Ekzekutivi të mos sfidojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese rreth ligjit për KPK-në

Aktuale March 27, 2023 - 16:22

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka reaguar për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial.

Ky rrëzim nuk u prit mirë nga ekzekutivi, e më pas ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu atakoi këtë Gjykatë duke mohuar përmbajtjen e tij dhe duke thënë se është e paqartë se si nuk është publikuar dokumenti deri të premtën, raporton Zeri.info.

Për këtë KDI-ja ka thënë se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për të gjitha insitucionet dhe se duhet zbatuar pa asnjë rezervë.

“Megjithatë, pas publikimit të njoftimit nga ana e Gjykatës lidhur me projektligjin për KPK-në, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, me anë të një konference për media, ka atakuar njoftimin e Gjykatës, duke vënë në dyshim jo vetëm përmbajtjen e vendimit por edhe mospublikimin e deritanishëm të tij. Një qasje e tillë e ekzekutivit në kontestimin publik të vendimeve të gjyqësorit – vlerësojmë që përbën ndërhyrje në pavarësinë e sistemit gjyqësor, por edhe cenon parimin kushtetues të ndarjes, balancimit dhe kontrollit të pushteteve”, thuhet në njoftim. /Zëri