Kurti dhe ambasadorët e QUINT-it flasin për dakordimin e arritur në Ohër

Kurti dhe ambasadorët e QUINT-it flasin për dakordimin e arritur në Ohër

Aktuale March 20, 2023 - 16:10

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadorët, të ngarkuarit me punë, shefat e misioneve diplomatike dhe zëvendësambasadorët e akredituar në Kosovë.

Bëhet e ditur se në këtë takim Kurti i informoi ambasadorët për bisedimet e mbajtura të shtunën në Ohër dhe për rezultatin e arritur, raporton Zeri.info.

“Në tekst të Aneksit të dakorduar në Ohër thuhet që Kosova dhe Serbia angazhohen plotësisht për t’i respektuar të gjitha nenet e Marrëveshjes dhe Aneksit, dhe për t’i zbatuar të gjitha detyrimet e tyre përkatëse - që rrjedhin nga Marrëveshja dhe Aneksi - në mënyrë të përshtatshme dhe në mirëbesim. Aty po ashtu thuhet se Kosova dhe Serbia pajtohen që të gjitha nenet të zbatohen në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra”, thuhet në komunikatë.

Kurti po ashtu ka theksuar se delegacioni i Republikës së Kosovës kanë qenë maksimalisht të përkushtuar dhe konstruktiv, por edhe kreativ me oferta e propozime që u refuzuan nga pala tjetër, e cila, sikurse në Bruksel me 27 shkurt, përsëri refuzon të nënshkruajë.

Ai po ashtu foli edhe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, për çka u shpreh se ka votat e mjaftueshme. /Zëri