
Rohde: Tani kemi nevojë për përparim të shpejtë në të gjitha çështjet e dakorduara
Aktuale
March 19, 2023 - 13:33
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka reaguar lidhur me ujdinë e arritur dje në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai ka thënë se ajo se çka duhet tani është përparimi i shpejtë në të gjitha çështjet për të cilat palët janë dakorduar, raporton Zeri.info.
Këto komente ai i bëri në një postim në Twitter, ku ndër të tjera shkroi se “Në të vërtetë, pa vonesë ne tani kemi nevojë për përparim të shpejtë në të gjitha çështjet e dakorduara”
Kujtojmë se dje kryediplomati i BE-së, Josep Borrell konfirmoi se ka një marrëveshje mes të dyja palëve, teksa tha se pret zbatueshmërinë e saj. /Zëri
Indeed without delay we now need fast progress on all the agreed issues. https://t.co/4buM1q6XFW
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) March 19, 2023