“Bisedimet ishin të vështira, sepse kemi të bëjmë me palë që kanë interesa të ndryshme”

“Bisedimet ishin të vështira, sepse kemi të bëjmë me palë që kanë interesa të ndryshme”

Aktuale March 19, 2023 - 11:33

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, është deklaruar sot pasi Kosova dhe Serbia u pajtuan më 18 mars, në Ohër, që të fillojnë zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e raporteve sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Diskutimet nuk janë kurrë të thjeshta sepse kemi të bëjmë me palë që kanë interesa të ndryshme”, tha Vuçiq.Vuçiq tha se Aneksi është pjesë përbërëse e marrëveshjes, ku Kosova dhe Serbia pajtohen ta respektojnë atë dhe të zbatojnë të gjitha obligimet.

“Palët e pranojnë se marrëveshja dhe aneksi për zbatim do të bëhen pjesë integrale e procesit të anëtarësimit të Serbisë në BE dhe anëtarësimit të Kosovës në BE. Palët pranojnë se pas miratimit të Aneksit, BE-ja do të fillojë ndryshimet në kapitullin 35 për Serbinë, i cili do të pasqyrojë obligimet e Serbisë. Agjenda e grupit special të Kosovës do të pasqyrojë edhe obligimet e reja të Kosovës që dalin nga aneksi. Palët pajtohen që të konfirmojnë deklarimin e personave të zhdukur siç është rënë dakord në marrëveshje”, tha Vuçiq.
Siç tha ai, sipas Aneksit, për të zbatuar nenin 7 të propozimit evropian, Kosova nis negociatat me ndërmjetësimin e BE-së për vendosjen e marrëveshjeve dhe garancive konkrete në mënyrë që të ofrohet një nivel adekuat i qeverisjes për komunitetin serb në Kosovë në përputhje me marrëveshjet e mëparshme përkatëse nga dialogu.