Hovenier: SHBA-ja do t’u ofrojë mbështetje të plotë Kosovës e Serbisë për zbatimin e marrëveshjes

Hovenier: SHBA-ja do t’u ofrojë mbështetje të plotë Kosovës e Serbisë për zbatimin e marrëveshjes

Aktuale March 19, 2023 - 11:10

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë Jeff Hovenier ka reaguar përshëndetur dakordimin e Serbisë dhe Kosovës në kuadër të takimit të djeshëm që u mbajt në Ohër.

Ai ka thënë se SHBA-ja është e gatshme që të ofrojë mbështetje të plotë të deytirimeve që kanë të dyja palët, raporton Zeri.info.

“Është arritur marrëveshje e rëndësishme. Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë mbështetje të plotë për zbatimin e këtyre detyrimeve në përputhje me përpjekjet tona afatgjata për të avancuar sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin për popullin e Kosovës dhe të rajonit”, shkroi ai në Twitter. /Zëri