Interesim i madh për takimin mes Kosovës e Serbisë në Ohër
Foto: REL

Interesim i madh për takimin mes Kosovës e Serbisë në Ohër

Aktuale March 18, 2023 - 22:25

Tashmë ka përfunduar takimi nëntë orësh mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq që ndërmjetësohet nga BE-ja.

Por, ajo që vërehet është interesimi i madh i mediave të Kosovës, Serbisë, por edhe të rajonit, raporton Zeri.info.

Megjithëse gjatë tërë ditës mediat tentuan të marrin informacione, takimi u mbajt pas dyerve të mbyllura.

Megjithse u raportua për pauza, askush nuk doli në konferencë për media që që bëri që informacionet të mungojnë.

Në këtë takim u diskutua për zbatimin e planit evropian për të cilin ishin dakorduar palët më 27 shkurt.

Raportohet se ka një ujdi mes të dyja palëve, por kryediplomati i BE-së, Joseph Borrell pritet që së shpejti të mbajë një konferencë ku do të shpalos rezultatet e këtij takimi. /Zëri