Kërçeli: Serbia kësaj radhe do ta marrë koston e merituar

Kërçeli: Serbia kësaj radhe do ta marrë koston e merituar

Aktuale March 18, 2023 - 19:08

Ilir Kërçeli, shef i kabinetit të kryeparlamentarit Glauk Konjufca ka thënë se në takimin e sotëm që po zhvillohet në Ohër, Serbia do të marrë koston e merituar.

Ai ka thënë se Serbia do ta vazhdojë qëndrimin e saj, raporton Zeri.info.

Kërçeli ka thënë se nuk do të formohet Asociacioni që shkel kushtetutën e Kosovës.

"Serbia kthehet nga Ohëri, destruktive si gjithmonë. Veq kesaj radhe do e marrë edhe koston e merituar.

Nuk ka asociacion i cili shkel Kushtetutën e cenon integritetin dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës”, shkroi ai në Facebook./Zëri