Eurokoha me plot risi hap sezonin e ri turistik “Vera 2023”
Foto: Laura Hasani

Eurokoha me plot risi hap sezonin e ri turistik “Vera 2023”

Aktuale March 17, 2023 - 09:30

Kompania Eurokoha ka hapur të enjten sezonin e ri turistik “Vera 2023”, ku ka prezantuar edhe resortet më të mira për pushime verore në Turqi, bashkë me risitë e këtij viti.

Eurokoha, e cila njihet si kompania më serioze turistike, në hapjen e sezonit veror 2023 kishte mbledhur shumë mysafirë, miq e bashkëpunëtorë për të prezantuar ofertat e pushimeve për këtë verë.

Image

Para të ftuarve, fillimisht në një fjalë rasti foli presidenti i kompanive Eurokoha dhe Kosova Airlines, Remzi Ejupi, i cili tha se janë përkujdesur që vera e këtij viti të ketë oferta më të mira, ndërsa përmendi se ata që rezervojnë më herët përfitojnë edhe çmime me të lira.

Ejupi gjithashtu vuri në pah se çdo vit e më shumë Eurokoha po përmirëson kualitetin e shërbimeve për pasagjerë, duke përmendur edhe flotën e re të Aribus A321 dhe A320 NEO, e cila është teknologjia më e fundit e avionëve që ofron siguri dhe komoditet për pasagjerët, me të cilët kjo kompani po i realizon fluturimet që nga fillimi i këtij viti.

Image

“Jemi përkujdesur që në vitin 2023 të kemi oferta më të mira, për këtë shumë pushuesit tashmë janë duke bërë rezervime më herët, prandaj po përfitojnë nga ofertat më të mira. Jemi përkujdesur që gjithë transportin ajror që e bëjmë zgjedhim kompani prestigjioze, pasi pasagjeri te ne ka rëndësi të madhe, për këtë kemi tashmë flotat e Airbus A321 dhe A320 NEO, të cilat janë teknologjia më e fundit e aeroplanëve”, tha Ejupi.

Image

Para të pranishmëve u prezantuan edhe disa prej resorëve nga Turqia si; “Susesi Luxury”, “Duja Hotels Bodrum”, “ATG Hotels”, “LRS Hotels”, TML Jacaranda” dhe “Kaya Hotels”.

Image

Po ashtu, me rastin e hapjes së sezonit të ri turistik, Eurkoha shpërndau edhe dhjetëra shpërblime për bashkëpunëtorët e saj, por edhe për mysafirët e pranishëm, të cilët fituan një javë pushime çift në Turqi, por edhe bileta kthyese në destinacione të shumta evropiane. /Zëri

Image

Image

 

 

Image