Lazim Destani nderohet me titullin “Anëtar nderi” në Këshillin e Ambasadorëve Shqiptar
Aktuale
February 17, 2023 - 18:25
Afaristi i njohur shqiptar Lazim Destani është nderuar me titullin “Anëtar Nderi” në Këshillin e Ambasadorëve Shqiptar (KASH).
Ky çmim iu dha gjatë takimit ceremonial me drejtues të KASH-it, ku të pranishëm ishin ish-ambasadorë nga Shqipëria e Kosova e shumë personalitete të tjera, raporton Zeri.info.
Destani u shpreh i lumtur që ky këshill ka vlerësuar kontributin shumëvjeçar të tij.
“Me këtë rast, gjatë fjalës sime shpreha kënaqësinë dhe falënderimet e mia për nderimin që po më bëjnë drejtuesit dhe anëtarët e respektuar të këtij Këshilli duke shprehur gatishmerinë për angazhimin dhe kontributin tim në punën dhe aktivitetet e çmueshme të KASH”, shkroi ai në Facebook. /Zëri