Abdixhiku kritikon Qeverinë: Po hyjmë në vitin e tretë të qeverisjes, me përplot premtime të pabëra
Foto: Laura Hasani

Abdixhiku kritikon Qeverinë: Po hyjmë në vitin e tretë të qeverisjes, me përplot premtime të pabëra

Aktuale February 07, 2023 - 11:44

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, përmes një videoje në Facebook, ka folur për dyvjetorin e Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet.

Ai tha se Qeveria do të “festojë” në një kohë kur familjet po përpiqen t’ia dalin mbanë, kur sistemi shëndetësor është në krizë, kur të rinjtë po largohen nga vendi, kur kostoja e jetesës çdo ditë po rritet dhe kur pagat po mbesin të ulëta.

“Pas disa ditësh Qeveria do t’i mbushë dy vjet në pushtet. Në një kohë kur familjet po përpiqen t’ia dalin mbanë, kur sistemi shëndetësor është në krizë, kur të rinjtë tanë po largohen nga vendi, kur kostoja e jetesës çdo ditë po rritet, kur pagat e secilit po mbesin të ulëta, Qeveria do të festojë. Në dy vjet pushtet kemi kuptuar se sa të pavlera u bënë premtimet e dhëna, kuptuam mungesën e ndjeshmërisë së pushtetarëve në çdo krizë me të cilën përballen njerëzit tanë. Kuptuam arrogancën e brendshme, e përplasjen e panevojshme me aleatë jashtë, kuptuam paaftësinë qeverisëse për të dhënë ndryshim qe Kosova e meriton. Në ditët në vijim, do t’i numërojmë këto dështime sepse besojmë se Kosova mundet shumë më mirë. Do të ndajmë edhe planet tona, sepse vendi ynë meriton më mirë dhe Kosova do të bëhet më mirë”, tha Abdixhiku.