Sot, mot i vranët me riga shiu e bore
Foto: Laura Hasani

Sot, mot i vranët me riga shiu e bore

Aktuale February 04, 2023 - 08:27

Gjatë ditës së sotme parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale të shkurta kthjellimesh, ku pritet kohë pas kohe të ketë reshje lokale shiu e bore dhe mundësi për ndonjë shkarkesë elektrike.

Me ngritjen e temperaturave gjatë ditës, reshjet e borës pritet të përzihen dhe shndërrohen në ato të shiut edhe në zona të tjera, duke mos përjashtuar breshnizën.

Po ashtu për sot parashihet të ketë edhe shkarkesa elektrike, ndërkaq në orët e mbrëmjes e gjitha do të shndërrohet në borë.

Temperaturat minimale do të luhaten prej -1 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale prej 4 deri në 7°C.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut, e cila kohë pas kohe lokalisht pritet të jetë mjaft e fuqishme, e në zona të caktuara pritet jashtëzakonisht e fuqishme, sidomos në zonën e Istogut, me shpejtësi prej 20-90 km/h. /Zëri