Enver Hoxhaj emërohet anëtar bordi në “Vienna Congress”

Enver Hoxhaj emërohet anëtar bordi në “Vienna Congress”

Aktuale February 03, 2023 - 13:30

“Vienna Congress”, një kongres i cili një herë në vit mbledh politikanë, shkencëtarë e diplomatë nga e tërë bota, pas vdekjes së Erhard Buseckit, ka plotësuar bordin me një emër nga Kosova. Pasues i Erhard Buseckit në bordin e Kongresit të Vjenës do të jetë ish-ministri i jashtëm, tani nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj.

Bordi i Kongresit të Vjenës përbëhet nga emra të politikës, shkencës e diplomacisë botërore.

Mirëseardhje në bord Hoxhajt i dëshiroj ish-presidenti çek Vaclav Klaus, i cili momentalisht udhëheq këtë bord dhe bartësi i çmimit Nobel për Kimi, ish-kandidati për president të Izraelit, Dan Shechtman.

Kongresi i Vjenës mbahet çdo fillimvit dhe mundohet të mbajë vazhdimësinë e Kongresit të Vjenës nga viti 1814.