Avokati Koci ankohet se s’ka ngrohje në Gjykatën Themelore në Prishtinë
Foto: Laura Hasani

Avokati Koci ankohet se s’ka ngrohje në Gjykatën Themelore në Prishtinë

Aktuale February 03, 2023 - 10:04

Avokati Arianit Koci, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, është ankuar për mungesën e ngrohjeve në sallat e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Ai ka thënë se në salla të Gjykatës Themelore në Prishtinë nuk ka ngrohje që prej fillimit të sezonit të dimrit, raporton Zeri.info.

Postimi i plotë:

Në sallë të Gjykatës Themelore në Prishtinë nuk ka ngrohje qe prej fillimit të sezonës së dimrit.

Në fakt, tash e kuptova që nuk ka në asnjërën sallë.

Kur temperatura është në mëngjes - 3, mbajtja e gjykimeve në këto kushte është farsë.

Katastrofë!

Çka është më e çuditshmja, sa po e shoh, nuk ka reagime publike nga ana e askujt.

Gjykimet duhet të ndërpriten derisa të krijohen kushtet në salla të Gjykatës.

Ironia është se në bife të Gjykatës, paska ngrohje; e paskan blerë privatisht një kalorifer.