Dy mijë e 642 pacientë u trajtuan në Klinikën Infektive në vitin 2022
Foto: Laura Hasani

Dy mijë e 642 pacientë u trajtuan në Klinikën Infektive në vitin 2022

Aktuale February 03, 2023 - 08:55

Gjatë periudhës janar-dhjetor 2022, në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës u trajtuan dy mijë e 642 pacientë.

Sipas njoftimit nga Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës, për 12 muaj, në këtë klinikë kishte 10 mijë e 252 vizita, në Ambulancën e Pranimit 4 mijë e 385 vizita në Ambulancën Specialistike dhe 2 mijë e 634 konsultime.

Bëhet e ditur se brenda kësaj kohe janë kryer edhe 937 eho të abdomenit dhe 525 elastografi.

“Gjatë periudhës janar-dhjetor 2022, në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës u trajtuan 2 mijë e 642 pacientë. Për 12 muaj në këtë klinikë kishte 10 mijë e 252 vizita në Ambulancën e Pranimit, 4 mijë e 385 vizita në Ambulancën Specialistike dhe 2 mijë e 634 konsultime. Brenda kësaj kohe, aty janë kryer edhe 937 eho të abdomenit dhe 525 elastografi, bën të ditur raporti vjetor i punës”, thuhet në njoftim. /Zëri