Thërret për kursim, por ministrja Rizvanolli shpenzon me kabinet afro 54 mijë euro
Foto: Laura Hasani

Thërret për kursim, por ministrja Rizvanolli shpenzon me kabinet afro 54 mijë euro

Aktuale February 03, 2023 - 08:53

Kur flasim për kursime, të gjithë e dimë se cila ministre bëri thirrje vazhdimisht për këtë.

Madje, se si ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli kërkoi që energjia të kursehej ishte shumë detajiste.

Ajo kishte kërkuar që edhe Jostickët të largoheshin nga rryma, raporton express.

Por, sa ka kursyer Rizvanolli buxhetin e shtetit?

Brenda një 12-mujori ajo shpenzoi hiç më pak se 8.512 euro për bileta aeroplani.

Në bileta nuk kurseu as këshilltarja Anyla Beqa, me plot 2505 euro.

Edhe këshilltarja tjetër Fjolla Fazliu pati bileta 3.480 euro.

Ngjashëm veproi edhe këshilltari tjetër, Vullnet Gacaferri, me 2.103 euro.

Kurse në total kabineti i Ministrisë së Ekonomisë për bileta brenda vitit 2022, shpenzoi hiç më pak se 24,996 euro.

Në këto udhëtime zyrtare i nevojshëm ishte edhe akomodimi.

Që të parës së ekonomisë iu nevojiten nga buxheti iu nevojiten hiq më pak se 4,763 euro.

Përsëri pas saj është këshilltarja e saj Edita Pozhegu me 2,459 euro.

E përcjellë nga këshilltarja tjetër Fjolla Fazliu me 2,142 euro.

Kështu në total Ministria e Ekonomisë për akomodim shpenzuan 13.244 euro.

Shpenzime të mëdha nuk ka tek mëditjet.

Rizvanolli mëditja ka vetëm 52 euro.

Ajo që prinë me më së shumti në mëditje është Edita Pozhegu me 484 euro.

Kurse në total shuma e mëditjeve në ME është vetëm 866 euro.

Në dreka zyrtare Artane Rizvanolli shpenzoi 1265 euro.

Pas saj është këshilltarja Anyla Beqa 953 euro për dreka zyrtare.

Të tjerëve nga kjo ministri nuk u figuron asnjë dreke zyrtare me buxhetin e shtetit.

E përveç jashtë vendit dhe brenda tij me veturën zyrtare ministrja Rizvanolli shpenzoi shumë.

Plot 3074 litra naftë.

I dyti është zv.ministri Mentor Arifaj me 1,466 litra derivate.

Në total derivate kabineti i ME-së shpenzoi 5,994 litra karburante.

Kështu në total Artane Rizvanolli shpenzoi për Udhëtime Zyrtare, Mëditje, Akomodim, Bileta, e dreka zyrtare 17,937 euro dhe 3074 litra naftë.

Kurse në total ministria e kabineti i saj nga buxheti për ketë shërbime morën 53,750 euro.