Vuçiqi i quan “përrallë” kushtet e Kurtit për themelimin e Asociacionit
Foto: Laura Hasani

Vuçiqi i quan “përrallë” kushtet e Kurtit për themelimin e Asociacionit

Aktuale February 02, 2023 - 17:25

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vendosur gjashtë kushte për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe – mes tjerash tha se “ Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi në Republikën e Kosovës”.

Kushtet e Kurtit i ka komentuar menjëherë presidenti i Serbisë, Vuçiqi i cili i ka cilësuar “përrallë” kushtet e kryeministrit të Kosovës për formimin e Asociacionit.

Në një seancë të Kuvendit të Serbisë, gjatë diskutimeve për Kosovën, Vuçiqi ka thënë se Kurti në fakt “nuk do të formojë Asociacionin”.

Kryeministri i Kosovës, gjatë një seance të Kuvendit të Kosovës, ka numëruar gjashtë kushtet që duhet të përmbushen për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Përkitazi me kushtet e Kurtit ka reaguar edhe opozita në Kuvendin e Kosovës, ndonëse kryeministri ka thënë se krerët opozitarë kanë qenë në dijeni për to. /eo