Kurti tregon kushtet për themelimin e Asociacionit
Foto: Laura Hasani

Kurti tregon kushtet për themelimin e Asociacionit

Aktuale February 02, 2023 - 12:07

Kryeministri Albin Kurti ka përmendur sot pesë kushtet që duhet të plotësohen për të konsideruar më pas edhe themelimin e Asociacionit.

Këto kushte Kurti i ka prezantuar të enjten, gjatë seancës së Kuvendit, ku mes të tjerash ka përmendur edhe “dorëzimin e armëve ilegale në veri”, raporton Zeri.info.

“Që përveç Kushtetutës dhe ligjit, janë edhe pesë kushte të tjera; monoetnik nuk bën, reciprocitet midis Kosovës dhe Serbisë sa u përket drejtave pakicave, shuarje e strukturave dhe dorëzim të armëve ilegale, zbatimi vetëm pas njohjes reciproke dhe në përputhje me OKB-në, ku Serbia duhet t’i ketë pranuar parimet dhe raportet ndërshtetërore me neve”, tha Kurti.

Ai përmendi letrat që presidenti serb Aleksandar Vuçiq ua ka dërguar pesë shteteve të BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, për të cilat tha se duhet të tërhiqen.

“Presidenti i Serbisë t’i tërheqë ato pesë letra që i ka dërguar në Spanjë, Greqi, Qipro, Sllovaki dhe Rumani”, tha Kurti në Kuvend. /Zëri