Abdixhiku: Albin a je mirë, a je i vetëdijshëm çka po flet?!
Foto: Laura Hasani

Abdixhiku: Albin a je mirë, a je i vetëdijshëm çka po flet?!

Aktuale February 02, 2023 - 11:51

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që respektimin e rendit dhe ligjit në veri të mos e përfshijë në dialogun me Serbinë.

Abdixhiku tha se Kurti po flet sikur t’i ketë dy pole të ndryshme të mendimeve në një vend, ndërsa e pyeti nëse është i vetëdijshëm se çfarë po flet, transmeton Zeri.info.

“Albin, a je i vetëdijshëm që je kryeministër edhe i veriut të Kosovës, heqja e armëve atje është përgjegjësi kushtetuese e jotja dhe organeve të rendit në Kosovë, nuk është çështje e dialogut me Serbinë. Si është kushte kjo në dialog? Jo gjashtë, por 22 udhëzime i ke nga Kushtetuesja, të gjitha i ke në një vend, i thonë respektim të rendit kushtetues të Kosovës. Nuk ka polarizim më të madh në dy tri fjali tuaja sesa sot. A je i vetëdijshëm çka po flet, si mi pas dy pole të mendimeve në një vend. A je mirë?”, deklaroi Abdixhiku në seancën e Kuvendit. /Zëri