Kurti opozitës: Ju keni qejf ta themeloni, por “Zajednica” nuk kalon
Foto: Laura Hasani

Kurti opozitës: Ju keni qejf ta themeloni, por “Zajednica” nuk kalon

Aktuale February 02, 2023 - 11:42

Kryeministri Albin Kurti ka replikuar me deputetët e opozitës, të cilët e kanë kritikuar se ka pranuar të themelohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.

Kurti gjatë seancës së Kuvendit ka përmendur se ishin partitë opozitare që kishin pranuar themelimin e Asociacionit me marrëveshjet në vitin 2013 dhe 2015, raporton Zeri.info.

“Unë e kam të qartë që ju keni qef me themelu ‘Zajednicen’, por ‘Zajednica’ nuk kalon. Ju e keni pranuar më 19 prill 2013 dhe 25 gusht 2015, atje e keni bërë ‘Zajednicën’, ju nuk e keni zbatu, unë nuk jua zbatoj”, tha Kurti.

Ai përmendi edhe disa prej kushteve që ka në lidhje me marrëveshjen me Serbinë.

“Që përveç Kushtetutës dhe ligjit janë edhe pesë kushte të tjera; monoetnik nuk bën, reciprocitet midis Kosovës dhe Serbisë sa i përket drejtave pakicave, shuarje e strukturave dhe dorëzim të armëve ilegale, zbatimi vetëm pas njohjes reciproke dhe në përputhje me OKB-në, ku Serbia duhet t’i ketë pranuar parimet dhe raportet ndërshtetërore me neve dhe e fundit, Presidenti i Serbisë t’i tërheqë ato pesë letra që i ka dërguar në Spanjë, Greqi, Qipro, Sllovaki dhe Rumani”, tha Kurti në Kuvend. /Zëri