Koeficienti prej 105 eurove s’i ndal aplikimet masive për viza [foto]

Koeficienti prej 105 eurove s’i ndal aplikimet masive për viza [foto]

Aktuale February 02, 2023 - 11:33

Dje kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë bëri të ditur se vlera e koeficientit të pagave për vitin 2023 do të jetë 105 euro.

Kjo nxiti pothuajse të gjithë punonjësit e sektorit publik dhe privat, të cilët e konsideruan si të papranueshme, duke marrë parasysh inflacionin dhe rritjen e çmimeve, shkruan Zeri.info.

Pagat e ulëta dhe mungesa e zhvillimit ekonomik përgjatë viteve janë konsideruar si faktorë kyçë që të rinjtë e Kosovës kanë aplikuar për viza pune dhe një gjë e tillë vazhdoi edhe një ditë pas publikimit të vlerës së koeficientit të pagave.

Sot janë parë shumë njerëz që janë mbledhur në Qendrën e Aplikimit për Viza në Ambasadën e Zvicrës dhe të Anglisë.

Image

Kujtojmë se sipas të dhënave nga EUROSTAT-i në kontinentin evropian, Kosova ka pagën më të vogël minimale.

Ndërkohë, sipas të dhënave nga ambasadat në Kosovë, mijëra kosovarë po marrin viza pune brenda vitit për në shtetet evropiane, kryesisht numri më i madh është në Gjermani. /Zëri