Lobimi për anëtarësim në KE, Osmani udhëton për në Islandë

Lobimi për anëtarësim në KE, Osmani udhëton për në Islandë

Aktuale February 02, 2023 - 10:11

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për vizitë pune për në Rejkjavik të Islandës.

Bëhet e ditur se ajo do të takohet me homologun e saj, presidentin Guðni Th. Jóhannesson, kryeministren Katrín Jakobsdóttir, kryetarin e Kuvendit Birgir Ármannsson dhe ministren e Punëve të Jashtme, Thórdís Kolbrún Reykfjörd Gylfadóttir.

Sipas komunikatës nga Presidenca, bëhet e ditur se temë e diskutimit në këto takime do të jenë intensifikimi i bashkëpunimit përgjatë presidencës islandeze të Këshillit të Evropës për të shtyrë përpara anëtarësimin e Republikës së Kosovës në këtë organizatë, thellimi i marrëdhënieve bilaterale me Islandën, avancimi i rrugës euroatlantike të Kosovës, si dhe çështje të tjera të interesit të përbashkët. /Zëri