Këto janë pagat e presidentes, kryeministrit, ushtarit, policit e mësimdhënësit

Këto janë pagat e presidentes, kryeministrit, ushtarit, policit e mësimdhënësit

Aktuale February 01, 2023 - 10:59

Me Ligjin e ri për pagat do të ndryshojnë edhe pagat për sektorin publik.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka bërë të ditur se vlera e koeficientit deri në janar të vitit 2024 do të jetë 105 euro dhe pastaj do të bëhet 110 euro.

Sipas ligjit të ri, këto janë disa nga pagat për zyrtarët publikë, ku presidentja do ta ketë pagën më të lartë:

Presidentja - 1890 euro

Kryeministri - 1735 euro

Mjeku specialist - 1260 euro

Polici i lartë - 619 euro

Ushtari i kalsit të parë - 609 euro

Ushtari - 588 euro

Mësimdhënësi - 588 euro

Edukatori - 546 euro

Kryeinfermieri në QKUK - 672 euro

Nëpunësi teknik - 394 euro.