A po ‘zihet ngushtë’ Prokuroria: Këto janë përgjigjet që duhet t’i sqarojë para gjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve

A po ‘zihet ngushtë’ Prokuroria: Këto janë përgjigjet që duhet t’i sqarojë para gjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Aktuale January 30, 2023 - 16:13

Procesi në rastin e Thaçit dhe të tjerëve në Gjykatën Speciale, ka hyrë në fazën më të rëndësishme. Gjykimi pritet të nis më së largu kah fundi i muajit mars.

Mirëpo, para kësaj, Prokuroria do të duhet të përgjigjet në disa pyetje të trupit gjykues. Kjo duke përfshirë nga kohëzgjatja e gjykimit, numri i dëshmitarëve e detaje të tjera.

Këto janë bërë të ditura në agjendën e konferencës përgatitore para nisjes së gjykimit.

“Trupi Gjykues do të kërkojë përgjigje specifike, jo të përgjithshme, nga Prokurori i Specializuar për pyetjet e mëposhtme procedurale shtesë: a) Sa dëshmitarë të bazuar në krim do të thirren? b) Sa dëshmitarë të “strukturës së UÇK-së” do të thirren? c) Sa dëshmitarë do të dëshmojnë në lidhje me veprimet dhe sjelljen e të akuzuarve?”, thuhet në agjendë.

Disa sqarime prokuroria duhet t’i ofrojë edhe për Ndërmarrjen e Përbashkët Kriminale.

“Trupi gjykues do të kërkojë përgjigje nga palët për pyetjet e mëposhtme për çështje thelbësore: a) Marrëdhënia ndërmjet mënyrave të përgjegjësisë së Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale (“NPK”) b) Mënyrat e mundshme alternative të përgjegjësisë (NPK II, bashkëkryerje, kryerje indirekte). c) Elementet objektive dhe subjektive të NPK-së d) Elementet e krimeve të mëposhtme: i. Burgimi, si krim kundër njerëzimit (A është (nuk) mjafton heqja e lehtë e lirisë?)”, thuhet në agjendë, transmeton Nacionale.

Sqarime duhet të jepen edhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, por edhe një e rëndësishme për krimet e forcave serbe në Kosovë të cilat sqarime do t’i ofrojë mbrojtja e të akuzuarve

“A është UÇK-ja një “organizatë politike” sipas kuptimit të nenit 13(1)(i) të Ligjit?); iii. Paraburgimi arbitrar, si krim lufte (A duhet të ketë një prag graviteti për heqjen e lirisë?); iv. Tortura, si krim lufte dhe si krim kundër njerëzimit (A kërkojnë të dyja veprat që kryesi të ndjekë një qëllim të caktuar?) Trupi Gjykues do të kërkojë përgjigje për pyetjet e mëposhtme për çështjet thelbësore nga ekipi mbrojtës i z. Thaëi: a) Referencat për planin e supozuar serb për spastrimin etnik të Kosovës përmes ‘operacionit Patkoi’. b) Referencat për krimet nga forcat serbe ose serbe. në Kosovë”, thuhet në agjendë.