“Nuk bëhet fjalë për kompetenca ekzekutive për Asociacionin, Kushtetuesja nuk lejon një gjë të tillë”
Foto: Laura Hasani

“Nuk bëhet fjalë për kompetenca ekzekutive për Asociacionin, Kushtetuesja nuk lejon një gjë të tillë”

Aktuale January 30, 2023 - 15:56

Fondacioni Friedrich Ebert Stiftung në bashkëpunim me Institutin Evropian për Paqe, kanë publikuar online versionin e draft-statutit për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Sipas këtij draft-statusi, Asociacioni do të formohet në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Anëtarja e Akademisë së Shkencave dhe ish-gjyqtarja në Gjykatën Kushtetuese, Gjyljeta Mushkolaj ka thënë se Marrëveshja e vitit 2013 është në përputhje me legjislacionit të Kosovës.

“Marrëveshja e vitit 2013 është pjesë e legjislacionit të Kosovës dhe duhet të respektohet si i tillë. Ligji ndër komunal nuk preket në asnjë segment. Statuti i këtij Asociacioni nuk i rregullon të drejtat e komunave për bashkëpunim ndërkomunal. Kjo është një e drejtë që i garantohet secilës komunë”.

“Është normale që asociacionet të kenë mekanizma të tillë që të adresojnë shkeljet e ndryshme. Dhe nëse nuk i kanë duhet t’i kenë. Ky Asociacion dallon prej të tjerave. Këto 10 komuna do të kenë një garanci të tillë, e cila është garanci e harmonizimit të draft statutit. Shqetësime tjera që u thanë këtu, janë të viteve të kaluara. Sot nuk po e kthejmë historinë mbrapa por po ecim përpara. Asnjëherë nuk flasim për reciprocitet për të drejta individuale”.

“Është jo serioze të flitet për kompetenca ekzekutive pa e ditur se çka do të thotë kjo. Nëse flasim për kompetenca shtetërore ekzekutive është ndryshe. Edhe nëse Qeveria dëshiron me ia transferua kompetencat këtij asociacioni, gjykata Kushtetuese nuk e lejon një gjë të tillë”, ka deklaruar ndër të tjera Mushkolaj.

Image
Ish-gjyqtarja në Gjykatën Kushtetuese, Gjyljeta Mushkolaj