Vuçiq: Do ta shqyrtoj me kujdes deklaratën e Milanoviqit

Vuçiq: Do ta shqyrtoj me kujdes deklaratën e Milanoviqit

Aktuale January 30, 2023 - 15:52

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot se dëshiron të dëgjojë të gjithë deklaratën e presidentit të Kroacisë, Zoran Milanoviq, në të cilën ai flet për faktin se Serbisë i është rrëmbyer Kosova.

Në një konferencë të përbashkët me presidentin çek, Milosh Zeman, Vuçiqi, i pyetur se si e komenton deklaratën e Milanoviqit, u shpreh se do ta shqyrtojë me kujdes atë deklaratë.

Ai shtoi se me Zemanin dhe delegacionin e tij ka folur edhe për qëndrimin ndaj integritetit territorial të Serbisë dhe se ndër të tjera u ka thënë se çfarë ndodh kur disa njerëz vijnë në Serbi dhe kërkojnë nga ne që të respektojmë diçka që ata do të donin që ne ta respektonim., shkruan Novosti, përcjell Klankosova.tv.

“Dhe kur unë nxjerr Kartën e OKB-së dhe Rezolutën 1244 dhe të gjitha marrëveshjet, Brukselit, Uashingtonit… Unë pyes se cilën marrëveshje dëshironi të respektoni – dhe pastaj ju ose merrni heshtje ose një përgjigje më arrogante. Ju e dini se kjo nuk është realiteti dhe ne jemi ata që krijojmë realitetin. Nëse doni të shikoni nga e ardhmja, harroni letrat dhe rendin ligjor, kujt i intereson kjo, ju duhet të përshtateni”, tha Vuçiqi, i cili ka pritur Zemanin që nga dje në vizitë zyrtare lamtumirëse nga përfundimi i mandatit të tij pesëvjeçar.