Hoti: Marrëdhëniet me SHBA-në janë ekzistenciale për Kosovën
Foto: Laura Hasani

Hoti: Marrëdhëniet me SHBA-në janë ekzistenciale për Kosovën

Aktuale January 29, 2023 - 22:50

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë të dielën se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ekzistenciale për Kosovën, jo për SHBA-në.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka shkruar se “duhet të angazhohemi të gjithë për të mirëmbajtur miqësinë tonë të përhershmë me SHBA-në, që është mbështetësi kryesor i Kosovës”.

Më pas ai ka shkruar për vlerat e përbashkëta që sipas tij Kosova dhe SHBA-ja ndajnë me njëra tjetrën.

“(1) përkushtimi për të mbrojtur liritë individuale dhe kolektive, (2) mbrojtja dhe avancimi i demokracisë, (3) shtypi i lirë dhe shoqëria civile dinamike që e mbikëqyrin pushtetin, (4) ndarja e qartë e pushtetit ekzekutiv e legjislativ nga gjyqësori, si dhe (5) ekonomia e lirë të tregut dhe konkurrenca si bazë për zhvillim dhe mirëqenie individuale e kolektive“, ka deklaruar Hoti.

Opozita po e kritikon kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin për cenimin e raporteve me SHBA-të.