Pas LDK-së edhe AAK-ja kërkon shfuqizimin e vendimit për rritje të tatimit në pronë

Pas LDK-së edhe AAK-ja kërkon shfuqizimin e vendimit për rritje të tatimit në pronë

Aktuale January 29, 2023 - 14:15

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar nga Qeveria që ta shfuqizojë vendimin për rritje të tatimit në pronë.

Sipas tyre me këtë vendim Ministria e Financave ka goditur qytetarët, raporton Zeri.info.

“Në mungesë të veprimeve serioze në shërbim të rritjes së mirëqenies socio-ekonomike, qeveria paska vendosur që përmes kuvendeve komunale të vazhdojë me mashtrim, me propozimin për faljen e tatimit në pronë për 100 euro”, thuhet në reagim.

Sipas tyre kjo nismë është anti-ligjore, sepse Ligji për Tatimin në Pronë është i aprovuar nga Kuvendi i Kosovës dhe vetëm Kuvendi ka të drejtë ta ndryshojë ose të falë borxhet e tatimit në pronë.

Ata madje e quajnë këtë qasje të Qeverisë si “mashtruese” dhe se duhet të ndalet.

Kujtojmë se një gjë të tillë e ka kërkuar edhe Lidhja Demokratike e Kosovës. /Zëri