MSH-ja sërish apelon që të vlohet uji

MSH-ja sërish apelon që të vlohet uji

Aktuale January 29, 2023 - 12:44

Ministria e Shëndetësisë sërish ka apeluar te qytetarët që ta vlojnë ujin si masë e sigurisë pas trubullirave të shtuara që u shkaktuan nga vërshimet në vend.

Sipas MSH-së, apelohet të shfrytëzohen resurset e sigurta ose uji i ambalazhuar, raporton Zeri.info.

Me theks të veçantë kujdes duhet pasur banorët të cilët furnizohen nga fabrika e ujit në Shkabaj e cila është jashtë funksionit.

“Fabrika në Drenas vazhdon me trajtimin e ujit me kapacitet të zvogëluar, andaj uji duhet të përdoret vetëm si ujë teknik. Rekomandohet që uji para përdorimit të vlohet

Për shkak të uljes së kapacitetit prodhues janë duke u zbatuar restriksione në tërë zonat e shërbimit të KRU-Prishtina”, thuhet në njoftim.

Përveç kësaj pas reshjeve as uji nuk është i sigurt dhe duhet patjetër të vlohet para përdorimit. /Zëri