Analistja Aliu: Kosova ka mbetur e mjerë, sepse i besojmë më shumë ndërkombëtarëve sesa vetës

Analistja Aliu: Kosova ka mbetur e mjerë, sepse i besojmë më shumë ndërkombëtarëve sesa vetës

Aktuale January 29, 2023 - 10:11

Analistja e zhvillimeve politike, Luljeta Aliu ka komentuar situatën e krijuar pas kërkesës së SHBA-së ndaj Kosovës për themelimin e Asociacionit.

Ajo ka thënë se “populli i Kosovës ka mbetur i mjerë” pasi sipas saj gjithmonë ka besuar më shumë ndërkombëtarët sesa vetveten, raporton Zeri.info.

“Pse, çka po mendoni ju pse kemi mbetur kaq qyqana e pse na kanë copëtuar përgjatë historisë? Se si tash si atëherë të njëjtit kry të trashë e kemi pasur. Një i huaj me na thanë diçka i besojmë ma shumë se 10 shqiptarëve që e thojnë të kundërtën”, shkroi ajo ndër të tjera.

Aliu për Asociacionin ka thënë se Serbia s’do të bashkëjetojë me Kosovën, por të sundojë aty.

“Për me pamundësu 100% shkeljen e të drejtave të serbëve, u dashtë m'u shpallë Kosova multietnike, me 92 % shqiptarë e 8% pakica. E që nuk ka pasë fare të bëjë qëndrimi i Serbisë ndaj Kosovës me të drejtat e serbëve, kuptohet prej kërkesës për asociacion njëetnik të komunave me shumicë serbe. Serbia nuk do me bashkëjetu, ajo do me sundu, qoftë edhe përmes atyre 4% serbë që jetojnë në Kosovë”, shkroi analistja në një postim në Facebook. /Zëri