Kurti e Nimanbegu flasin për ndërhyrjen e Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi

Kurti e Nimanbegu flasin për ndërhyrjen e Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi

Aktuale January 28, 2023 - 22:50

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në zyrën e partisë së tij ka pritur në takim deputetin dhe kryetarin e partisë Forca e Re Demokratike,Genc Nimanbegu.

Bëhet e ditur se ë këtë takim u diskutua për marrëdhëniet e Kosovës me Malin e zi, teksa u veçua ndërtimi i rrugëve Pejë-Rozhajë dhe Deçan-Plavë çka do të lehtësojë qarkullimin e qytetarëve dhe forcojë lidhjen ekonomike dhe tregtare.

“Në anën tjetër, përfaqësuesit nga Mali i Zi njoftuan me situatën politike atje me theks të veçantë ndërhyrjen e Kishës Ortodokse Serbe në jetën politike e institucionale çka ka tensionuar edhe më shumë raportet etnike dhe ndërhyrjet e Serbisë në shtetin e Malit të Zi”, thuhet në postimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Përveç kësaj bëhet e ditur se u diskutua edhe për bashkëpunim në fushën e kulturës dhe trashëgimisë kulturore në mes të të dy vendeve. /Zëri