Halimi kritikon Qeverinë: Kosova meriton qeverisje, jo propaganda

Halimi kritikon Qeverinë: Kosova meriton qeverisje, jo propaganda

Aktuale January 28, 2023 - 22:07

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi ka akuzuar Qeverinë Kurti për përçarje dhe propagandë.

Ajo ka thënë se saherë që ka kriza ata zgjedhin roli e propaganduesve, raporton Zeri.info.

Halimi këtë qasje e quajti si të rrezikshme për Kosovën, duke thënë se vendi meriton Qeverisje, jo propagandë.

“Ideologët e përçarjes sërish në ofanzivë. Një gjë tanimë është e sigurt, kur krizat nuk po zgjidhen nga pushteti, po të njëjtit aktivizohen në rolin e propagandës. Qasje e rrezikshme për kohezionin shoqëror. Kosova meriton qeverisje, jo propaganda”, shkroi ajo. /Zëri