Konjufca vazhdon vizitën në Strasburg, takon delegacione të shteteve anëtare të APKE-së [foto]

Konjufca vazhdon vizitën në Strasburg, takon delegacione të shteteve anëtare të APKE-së [foto]

Aktuale January 26, 2023 - 18:53

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, sot në ditën e tretë të vizitës zyrtare në Strasburg, ka zhvilluar takime të frytshme me disa delagacione të shteteve anëtare në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), grupe politike dhe udhëheqës të komiteteve.

“Kreu i Kuvendit takoi kryesuesin e delegacionit francez në APKE, Bertrand Bouyx, të shoqëruar nga anëtarët e delegacionit francez, kryesuesin e delegacionit turk, Ahmet Yildiz, të shoqëruar nga anëtarët e delegacionit turk, zv.udhëheqësen e Grupit Socialist, Demokrat dhe të Gjelbërit, Selin Sayek Böke, kryesuesen e Komitetit për Barazi dhe mosdiskriminim, Mariia Mezentseva, si dhe kryesuesin e Komitetit për Çështje Ligjore dhe të Drejta të Njeriut, Damien Cottier”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës, raporton Zeri.info.

Në këto takime u shkëmbyen gjithashtu pikëpamje për tema të tjera me interes dhe për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, ndërsa temë e veçantë e diskutimit ishte procesi i anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës.

Në punimet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Kosova mori vëmendje të posaçme dhe mbështetje të theksuar nga eurodeputetët për anëtarësim. ë/Zëri

Image
Image