Zjarri në kazermën e FSK-së në Istog, Ministria e Mbrojtjes jep detaje

Zjarri në kazermën e FSK-së në Istog, Ministria e Mbrojtjes jep detaje

Aktuale January 26, 2023 - 17:28

Një zjarr ka shpërthyer sot në Kazermën “Ushtarët e NATO-s” në Istog.

Ministria e Mbrojtjes ka dhën detaje në lidhje me zjarrin, duke njoftuar se nuk ka pasur asnjë person të lënduar përveç dëmeve materiale, transmeton Zeri.info.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Mbrojtjes:

Sot rreth orës 11:30 në Kazermën “Ushtarët e NATO-s” në Istog, ka shpërthyer një zjarr në një nga objektet montazh, të trashëguara nga KFOR-i, Spanjoll, të ndërtuara pas luftës në Kosovë.

Përhapja e zjarrit është bërë shpejt për shkak të materialit lehtë të ndezshëm dhe vjetërsisë së objektit reagimi ishte i menjëhershëm nga ekipe të FSK-së, dhe të zjarrfikësve nga Komunat Istog, Klinë dhe Pejë ku dhe kanë arritur të lokalizojnë zjarrin për të mos u përhapur në objektet tjera afër, dhe pas disa orësh zjarri është shuar plotësisht.

Lëndime në personel nuk ka, përveç dëmeve materiale, dhe për shkaktarët që quan deri te zjarri do të merren ekspertët kompetentë.