Pacolli kërkon që Kosova ta shpallë non grata personin që dogji Kuranin në Suedi

Pacolli kërkon që Kosova ta shpallë non grata personin që dogji Kuranin në Suedi

Aktuale January 25, 2023 - 20:46

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që ta shpall Rasmus Paludan person non grata në Kosovë.

Paludan ka djegur librin e shenjtë të myslimanëve Kuranin, para ambasadës turke në Stokholm të Suedisë.

Pacolli thotë se veprimi i tij është i neveritshëm dhe sulm i drejtpërdrejtë ndaj myslimaneve të botës.

“Pas provokimit të fundit të nacionalistit danezo-suedez para ambasadës turke në Stokholm ku djegi librin e shenjtë të Kuranit, shpresoj që Qeveria e Kosovës, sa më parë, në solidaritet me popullin turk, të shpall Rasmus Paludan person non grata në Kosovë. Veprimi i tij është i neveritshëm dhe sulm i drejtpërdrejtë ndaj muslimanëve të botës”, ka shkruar Pacolli.