Hamza: Ndihma nga Lazim Destani në momentin e duhur, falënderues për gjithë kontributin

Hamza: Ndihma nga Lazim Destani në momentin e duhur, falënderues për gjithë kontributin

Aktuale January 25, 2023 - 19:35

Karvani i kamionëve me ndihma nga kompania “Ecolog” e Lazim Destanit ka përfunduar sot në Mitrovicë, pas Skenderajt dhe Klinës, ku janë dhuruar mijëra pako me ndihma esenciale për familjet e prekura nga vërshimet.

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, është shprehur falënderues për ndihmën nga Lazim Destani dhe kompania e tij.

Hamza përmendi faktin se kjo nuk është hera e parë që Lazim Destani dhe familja e tij u janë përgjigjur nevojave të qytetarëve për ndihmë.

“Ndihmesë jashtëzakonisht e vlefshme, shfrytëzoj rastin me falënderua kompaninë ‘Ecolog’, pronarin e kompanisë Lazim Destani, këto ndihma me artikuj të domosdoshëm janë të mirëseardhura për familjet e prekura nga vërshimet”.

Image

“Në emër të Komunës së Mitrovicës, e falënderoj kompaninë ‘Ecolog’ për përkrahjen, kjo nuk është hera e parë që kjo kompani ndihmon dhe sigurisht se do të ndihmojë edhe në të ardhmen dhe besoj se do t’ia dalim bashkërisht të tejkalojmë këtë situatë”, tha Hamza për “Zeri.info”.

Ai përmendi edhe shifrat e familjeve të prekura nga vërshimet, duke shtuar se dëmi llogaritet të jetë rreth 13 milionë euro.

Image

“Mbi 230 familje në komunën e Mitrovicës janë të prekura nga vërshimet. Familjet e përmbytura janë shumica me gjendje të rëndë ekonomike dhe kjo e rëndon edhe më shumë gjendjen, po ashtu një pjesë e madhe janë edhe nga komuniteti joshumicë”, tha Hamza. /Zëri

Image

Image

Image

Image