FES-i ia ndryshon Asociacionit emrin, ia bën “AKRKKSKSH”

FES-i ia ndryshon Asociacionit emrin, ia bën “AKRKKSKSH”

Aktuale January 25, 2023 - 18:41

Më herët kemi raportuar për njoftimin e fondacionit gjerman “Friedrich Ebert” (FES) se të hënën më 30 janar, do të publikojë draft Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe, emrin e së cilit e kanë riformuluar si “Asociacioni i Komunave në Republikën e Kosovës në të cilën Komuniteti Serb në Kosovë ka Shumicën”.

Në ftesën e pranuar nga gazeta Nacionale lidhur me këtë manifestim thuhet se bëhet fjalë për prezantimin e draft Statutit të “Asociacionit të Komunave në Republikën e Kosovës në të cilën Komuniteti Serb në Kosovë ka Shumicën”, ku më tej shtohet se është përgatitur në bashkëpunim me Institutin Evropian për Paqe.

Deri më tani, sipas Marrëveshjes së Brukselit, pala kosovare për Ascociacionin ka përdorur emrin “Bashkësia e Komunave me Shumicë Serbe”, ndërsa pala serbe “Bashkësia e Komunave Serbe” (ZSO).

Ndër të tjera në deklaratën e lëshur nga FES, kujtohet se vitin e kaluar ata i bashkuan forcat me Institutin Evropian për Paqe dhe organizuan një sërë diskutimesh “për çështjet e pazgjidhura të normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, gjatë të cilave janë trajtuar çështjet më urgjente dhe sfidat që kanë të bëjnë me zbatimin e marrëveshjes së parë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila i ka paraprirë krijimit të Statutit”.

Bëhet e ditur se në procesin e hartimit të statutit janë përfshirë konsultime me ekspertë, akademikë dhe profesionistë që punojnë për apo marrin pjesë në Dialogun e Brukselit.

Organizimi i FES do të mbahet në Hotel Prishtina nga irë 13:30.

Image