Pacolli jep pagën vjetore për vërshimet, i fton deputetët dhe qeveritarët të ndajnë pagën e janarit

Pacolli jep pagën vjetore për vërshimet, i fton deputetët dhe qeveritarët të ndajnë pagën e janarit

Aktuale January 24, 2023 - 16:18

Biznesmeni dhe politikani Behgjet Pacolli, ka ndarë pagën e tij vjetore për të ndihmuar komunat që janë prekur nga vërshimet.

Pacolli ka ftuar edhe kolegët e tij në Kuvend dhe Qeveri që ta ndajnë pagën e tyre të janarit për fondacionin e tij që ka për qëllim të ndihmojë zonat e prekura nga vërshimet, transmeton Zeri.info.

Shkrimi i plotë i Pacollit:

Po e jap pagen vjetore per dëmet nga vërshimet, ftoj kolegët në qeveri dhe kuvend ta ndajnë pagën e janarit

———

Falënderoj të gjithë miqtë e mi dhe qytetarët e vullnetit të mirë që vazhdojnë të mbështesin fondin

“Vërshimet e Janarit 23"

Ju lutem edhe njëherë, vazhdoni te ndihmoni !

Dergone kontributin e juaj!

Banka Ekonomike Prishtinë

Llogaria:

XK

514010000009129490

Sëift: EKOMXKPR XXX

Emërtimi:

“Vërshimet e Janarit 23"

U gëzova që pashë kolegët deputet dhe ministrat që po vizitojnë dhe po solidarizohen me të prekurit.

Nga kjo kam vendosur që, pos tjerash edhe paga ime vjetore e deputetit t'i kushtohet ketij fondi per sanimin e dameve te vershimeve.

Ne kete rast ftoj të gjithë kolegët deputet dhe ministrat që të ndajnë pagën e muajit janar për të gjithë të prekurit.

Kjo është forma e duhur që ne si përfaqësues të popullit të jemi pranë qytetarëve tanë të prekur.

E mirëpres mbështetjen e të gjithëve dhe ju jam mirënjohës.