Haziri: Asociacioni korridor që çon te marrëveshja, askush s’i ka faj Kurtit që duhet të hyjë në të
Foto: Laura Hasani

Haziri: Asociacioni korridor që çon te marrëveshja, askush s’i ka faj Kurtit që duhet të hyjë në të

Aktuale January 24, 2023 - 00:02

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se kusht për një marrëveshje të re me Serbinë është themelimi i Asociacionit të Komuanve Serbe.

Ai ka thënë se ky është kusht për Kosovën.

Sipas Hazirit, i cili ka folur në T7, Asociacioni është korridor që çon te marrëveshja.

Ai ka thënë se askush nuk është fajtor pse Kurti duhet të hyjë në këtë korridor.

“Asociacioni është kusht për një marrëveshje. Rrugë, korridor, për me hy në një marrëveshje, është formimi asociacionit. S’i ka kërkush faj Kurtit pse duhet të hyjë në një korridor të tillë”, ka thënë ai në emision.

Sipas Hazirit, problemi më i madh i Kurtit për asociacionin është Kurti opozitar.

“Ai vetë ka mbjellë frikë, ka thënë Zajednica nuk kalon, ka organizu protesta të dhunshme, sepse sipas tij, është një Republika Srpska.”, ka deklaruar tutje Haziri.

Përveçanit, sipas Hazirit, amerikanët kanë garantuar edhe në vitiet 2016 e 2017 se Asociacioni nuk është Republika Srpska.

“Njerëzit kanë frikë serioze nga kjo punë, tash ai duhet të dalë t’i bindë njerëzit që nuk duhet të kenë frikë”, ka thënë ai.