Gazetari Martens: Thuhet se Kurti ka vënë një kusht para se ta pranojë propozimin e Perëndimit
Foto: Laura Hasani

Gazetari Martens: Thuhet se Kurti ka vënë një kusht para se ta pranojë propozimin e Perëndimit

Aktuale January 23, 2023 - 14:19

Gazetari gjerman, Michael Martens, ka bërë të ditur se po përflitet që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vënë një kusht para se ta pranojë propozimin e Perëndimit për marrëveshjen Kosovë-Serbi.

Sipas tij, Kurti është duke kërkuar garanci që pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës ta njohin atë, njofton klankosova.

“Thuhet se kryeministri i Kosovës Kurti ka vënë një kusht: Për të pranuar propozimin e Perëndimit për zgjidhje, atij i duhet garanci se 5 shtetet e BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën. Kurti dyshohet se ka kërkuar që kjo të përfshihet në propozim”.