
Kënga korale kishtare “Hallelujah” në shënimin e 24 vjetorit të Masakrës së Reçakut, reagon ashpër Bashkësia Islame
Bashkësia Islame në Shtime ka reaguar sot për këngën kishtare “Hallelujah, e vendosur të dielën në ceremoninë e përkujtimit të 24 vjetorit të Masakrës së Reçakut.
Ata thonë se të tilla këngë janë të papranueshme në një ceremoni për viktimat të cilat, kanë qenë të besimit islam.
“Jemi dëshmitarë se me 15.01.2023 (ditë e diel), në 24 vjetorin e Masakrës së Reçakut në Akademin Përkujtimore në Shtëpinë e Kulturës në Shtime, e cila u mbajt nën patronatin e Kryeministritt të vendit, e cila tramsmetohej live në Televizionin Publik (RTK) u interpretuan këngë korale kishtare siç ishte “Hallelujah”. E të tilla këng janë të pa pranueshme për ne si komunitet me shumicë myslimane, për familjarët e të masakruarve dhe mbi të gjitha për viktimat (martirët) e kësaj masakre.”, thuhet në reagimin e Bashkësisë Islame në Shtime.
Në reagim thuhet se 45 civilët e masakruar ishin mysliman.
“Sepse duhet t’ja rikujtojmë të gjithëve, se 45 civilët e vrarë në këtë masakër ishin mysliman, bile dita e ramjes së tyre ndodhi në muajin e bekuar të Ramazanit, ditë e xhuma dhe natë e madhe ( nata e Kadrit) dhe se shumica e tyre ishte me agjërim. Po ashtu u tubuan në xhami dhe më pas me nderimet më të larta nga të gjithë, u varrosën duke ua falur namazin e gjenezës e duke bërë lutje për ta.”, vazhdon reagimi.
BI në Shtime thotë se nuk janë kundër asnjë komuniteti por nuk lejojnë që të vdekurti të fyhen.
“Ne si komunitet nuk jemi kundër askujt sepse nga parimet e fesë Islame është edhe respekti ndaj të tjerëve, por assesi nuk lejojmë ndryshimin e identitetit tonë fetarë e kombëtarë, ndryshimin e fakteve e të rrjedhës së historisë. Nuk lejojmë që të vdekurit tanë të nënçmohen e të fyhen për së vdekuri. Andaj le të jetë kjo thirrje si vetëdijesim për institucionet qendrore dhe lokale, se kanë ato e përfaqësojnë.”. thuhet në reagim.